Vizitë akademike nga Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Tiranës në FSHMN
Më 28 maj, në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës qëndruan për vizitë akademike përfaqësues të Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Tiranës, të udhëhequr nga Prof. Asoc. Sonila Xhafa Sinjari, së bashku me Dr. Artan Lloci, PhD kandidate Xhulia Bygjymi, si dhe studentë të gjeografisë.
Delegacioni zhvilloi aktivitete akademike dhe takime në Dekanat, ku u prit nga Dekani Prof. Asoc. Kajtaz Bllaca dhe Prodekanët Prof. Asoc. Ferim Gashi dhe Prof. Asst. Liridon Berisha, të cilët vlerësuan vizitën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e gjeografisë dhe shkencave hapësinore.
Gjatë aktivitetit u prezantua teksti mësimor i autorëve Prof. Pal Nikolli, Prof. Sonila Xhafa Sinjari dhe Prof. Ferim Gashi, i fokusuar në aplikimin e analizave hapësinore përmes teknologjisë GIS në studimet gjeografike dhe zhvillimin territorial.
Kjo vizitë akademike kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës, si dhe në zgjerimin e shkëmbimeve shkencore dhe akademike ndërinstitucionale