Vizioni dhe misioni i fakultetit
Vizioni dhe Misioni i FSHMN-së
Vizioni
Fakulteti i Shkencave Matematike -Natyrore (FSHMN) synon të jetë një institucion udhëheqës i
arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në fushën e matematikës dhe shkencave natyrore, duke
zhvilluar dije bashkëkohore në matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi. FSHMN synon
të krijojë një mjedis akademik të avancuar, inovativ dhe gjithëpërfshirës, që kontribuon në
zhvillimin shkencor, teknologjik, mjedisor dhe shoqëror të vendit dhe rajonit, si dhe në
integrimin e plotë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe të Kërkimit Shkencor.
Misioni
Misioni i Fakultetit të Shkencave Matematike –Natyrore (FSHMN) është të ofrojë programe
studimi cilësore, të akredituara dhe të krahasueshme me standardet evropiane në fushat e
matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe gjeografisë, duke siguruar rezultate të qarta të të
nxënit dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës, studime të mëtejshme dhe kërkim
shkencor.
Në përmbushje të këtij misioni, FSHMN angazhohet që:
të zhvillojë dhe zbatojë programe studimore të bazuara në rezultate të të nxënit, kompetenca dhe aftësi të transferueshme, në përputhje me Kornizën Kombëtare dhe
Evropiane të Kualifikimeve;
- të sigurojë cilësi të vazhdueshme në mësimdhënie, mësimnxënie dhe vlerësim të
studentëve përmes mekanizmave efektivë të sigurimit të brendshëm të cilësisë;
- të nxisë kërkimin shkencor dhe aktivitetet hulumtuese, duke promovuar qasje
ndërdisiplinare, inovacion dhe publikime shkencore relevante;
- të përgatisë kuadro profesionale dhe akademike me kompetenca teorike dhe praktike për
mësimdhënie, kërkim shkencor, aplikim profesional dhe zhvillim të vazhdueshëm;
- të promovojë mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përdorimin racional të
- burimeve natyrore përmes studimeve shkencore;
- të forcojë bashkëpunimin me institucione të arsimit të lartë, qendra kërkimore, sektorin
- publik dhe privat, si dhe me partnerë ndërkombëtarë;
- të kontribuojë në zhvillimin arsimor, shkencor, shoqëror dhe ekonomik të vendit përmes
- transferimit të dijes, ekspertizës shkencore dhe shërbimit ndaj komunitetit;
- të integrohet në mënyrë të qëndrueshme në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë dhe
- Zonën Evropiane të Kërkimit Shkencor, duke u përshtatur vazhdimisht me standardet dhe praktikat evropiane.
- Vizitë akademike nga Departamenti i Gjeografisë, Universiteti i Tiranës në FSHMN
- Prof. Dr. Pal Nikolli nga Universiteti i Tiranës profesor vizitor në Departamentin e Gjeografisë të FSHMN-së
- Regjistrohu në FSHMN
- Universiteti i Osjekut shkruan për vizitën dhe ligjëratën e prodekanit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. asoc. Ferim Gashi
- Nga Siguria te Ndikimi: Kërcënimet Bashkëkohore dhe Lidershipi Qytetar në Praktikë” | Datat: 3 dhe 4 Qershor 2026 | Ora: 13:00 - 15:00