Rektori takon profesorët me numrin më të madh të citimeve në platforma ndërkombëtare

27 Dhjetor 2022
SHARE

Rektori takon profesorët me numrin më të madh të citimeve në platforma ndërkombëtare – i përgëzon dhe falënderon për punën

 22 Dhjetor 2022

SHARE    

PRINT 

 

 

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof . dr. Qerim Qerimi, ka ftuar sot në takim profesorët e UP-së me më së shumti citime në platforma ndërkombëtare. Shkencëtarët më aktivë të Universitetit të Prishtinës ai i takoi në ambientet e Rektoratit, i shoqëruar nga prorektori për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion, prof. dr. Sefer Avdiaj, dhe zyrtari për mbështetjen e kërkimeve shkencore, z. Fitim Seferi.

Qerimi shprehu mirënjohjen personale të tij dhe të Universitetit të Prishtinës, për kontributin e dhënë për UP-në për vite e dekada, duke ndihmuar kështu në ngritjen e nivelit të hulumtimeve shkencore, në imazhin e institucionit dhe në rangimin më të mirë ndërkombëtare të institucionit tonë.
“Në mënyrë që ju dhe institucioni të mund të përfitojnë nga dobia e punës suaj, kam paraparë ndryshime në Statut, të cilat afektojnë edhe aspektin e hulumtimit shkencor. Ndër tjerash, është parë si e nevojshme që për profesorët që shquhen për nga numri i madh i citimeve apo impakti në avancimin shkencor të UP-së, të krijohen një sërë lehtësirash, duke iu ofruar përparësi për avancim në thirrje më të lartë akademike, më tepër kohë në dispozicion për hulumtim, përparësi në qasje në fonde kërkimore të universitetit apo institucioneve të tjera,” informoi rektori Qerimi.

Në anën tjetër, profesorët e pranishëm në këtë takim u shprehen të nderuar me vlerësimin që u është bërë nga rektori i UP-së, teksa theksuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar edhe më tepër në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në UP.

Në takim u diskutua rreth projekteve konkrete, të cilat influencojnë kërkimin shkencor, por edhe për rritjen e buxhetit të ndarë për shkencë nga ana e UP-së.