Erasmus+ në “Eberswalde University for Sustainable Development”, Gjermani

26 Prill 2021
SHARE

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në “Eberswalde University for Sustainable Development”, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrjen për aplikim për bursa për studentë në "Eberswalde University for Sustainable Development ”, Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-          Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor dhe Master

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Prishtinës ‘’HasanPrishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët të paktën kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve.

- Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër.

Programet e studimeve:

Ø M.Sc Regionalentwicklung und Naturschutz (German C1) 

Ø M.Sc. Forest Information Technology (FIT) (English B2) 

Ø M.Sc. Forestry System Transformation (FST) (English B2) 

Ø M.Sc. Global Change-Management (GCM) (English B2) 

Ø M.A. Nachhaltiges Tourismusmanagement (German C1) 

Ø M.Sc. Biosphere Reserves Management (English B2) 

Ø B.Sc. Forstwirtschaft (German C1)

Ø B.Sc. Landschaftsnutzung und Naturschutz (German C1) 

Ø B.Sc. International Forest Ecosystem Management (IFEM) (English B2 or German B2 

Për secilin program të studimeve kërkohet dëshmi e gjuhës gjermane ose angleze, varësisht nga programi, ashtu edhe sic është cekur më lartë.

Semestri dimëror fillon me 20 shtator 2021 dhe përfundon me 18 shkurt 2022.

Bursa përfshinë vlerën:

• 850€  në muaj 

• Shpenzimet e udhëtimit deri në 275€.

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më: 25prill 2021

Aplikimi bëhet online në uebfaqen e Universitetit të Eberswalde.

Aplikacioni online në gjuhën angleze: ERASMUS Application for incoming students (service4mobility.com)

Aplikacioni online në gjuhën gjermane: Online Bewerbung Incoming (service4mobility.com)

 

Për më shumë informata rreth bursave në EberswaldeUniversity for Sustainable Development mund të kontaktoni në emailin [email protected], ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.