Njoftim për afatin e provimeve të muajit shtator

10 Gusht 2021
SHARE

N J O F T I M
Për afatin e shtatorit 2021 në FSHMN:
I -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, lidhur me paraqitjen dhe organizmin e provimeve në afatin e Shtatorit 2021 në FSHMN.

II - Afati i paraqitjes së provimeve është nga data 13.08.2021 deri me 27.08.2021, në ora16:00.

III - Mbajtja e provimeve fillon prej dates: 30.08.2021 (e Hëna e  I-rë) sipas: Orarit vjetor të provimeve (në Webfaqen e FShMN-së)