Njoftim për afatin e qershorit 2021 në FSHMN

07 Qershor 2021
SHARE

N J O F T I M


Për afatin e qershorit 2021 në FSHMN
I -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe
doktoratë, lidhur me paraqitjen dhe organizmin e provimeve në afatin e qershorit
2021 në FSHMN.
II - Afati i paraqitjes së provimeve nga data 07.06.2021 deri me 13.06.2021, në ora
16:00.
III - Mbajtja e provimeve prej datës 14.06.2021 deri me datën 16.07.2021. Data
dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.
IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 21.07.2021.
V – Për paraqitje dhe mbrojtja të temës së diplomës për studentët e nivelit të
studimeve bachelor, për afatin e qershorit të vitit akademik 2020/2021, do të
njoftoheni me kohë.
VI - Paraqitja dhe mbrojta e temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve
master, behet pas mbledhjes së Këshillit të Fakultetit. Komisioni për mbrojtje ka
obligim të organizoj mbrojtjen publike, së paku 7 ditë prej datës kur i merr
vendimet e këshillit.
VII - Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror
dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë
shërbime për vitin akademik 2020/2021.

Fillimi i provimeve për afatin e qershorit është data 14 qershor( e hëna e parë), dhe përfundon me 16 korrik.