Njoftim për absolvent lidhur me afatin e majit 2021 në FSHMN

14 Maj 2021
SHARE


                      N J O F T I M
Për absolvent lidhur me afatin e majit 2021 në FSHMN

I  - Njoftohen të gjithë studentët absolvent të nivelit të studimeve bachelor, se nga data 17.05.2021 deri me 20.05.2021, në ora 16:00, 
do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin emajit të vitit akademik 2020/2021.


II - Afati i majit është afat plotësues, andaj në këtë afat studentët absolvent kanë të drejtë të paraqesin vetëm nga një provim të vitit të fundit të studimeve. 

III - Mbajtja e provimeve do organizohet më datë 22.05.2021 si dhe me datë 29.05.2021. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 09.06.2021.

V -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe veror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2020/2021.