Rezultatet e preliminare të provimit pranues dhe e drejta e ankesës

19 Shtator 2022
SHARE

Rezultatet e provimit pranues mund t'i gjeni tek menyja Studentët - Rezutatet e provimit pranues
Për Departamentin e Matematikës të bashkangjitur i keni edhe zgjidhjen e detyrave.
 
E DREJTA DHE AFATI PËR ANKESË
V.1. Ankesat ndaj rezultateve preliminare duhet të parashtrohen në arkiven e FShMN me datë: 20 dhe 21  Shtator 2022. Shqyrtimi i ankesave me prezencën e kandidatit që ka parashtruar ankesë realizohet në Dekanatin e FShMNsë me datë: 22 Shtator 2022 në ora 10:00 deri 11:00.
 
Pas publikimit të listës finale të rezultateve, sipas konkursit vlenë:
V. 5. Kandidatët të cilët kanë kaluar pragun e kalueshmërisë të përcaktuar si në Pjesën II (Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve), paragrafi 3 dhe 4 të këtij konkursi, mirëpo për arsye se janë plotësuar të gjitha vendet e parapara në programin në të cilin kanë aplikuar, të njëjtit kanë ngelë jashtë listave të kandidatëve të pranuar, atëherë bazuar në ranglistën sipas pikëve të grumbulluara, të njëjtit mund të pranohen në programet studimore brenda njësisë akademike, në të cilat kanë mbetur vende të lira nga afati i parë i konkursit, me kusht që të kenë pasur testet e njëjta të provimit pranues.