Njoftim  për afatin e provimeve të muajit shtator

29 Gusht 2022
SHARE

I  -  Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë, lidhur me paraqitjen dhe organizmin e provimeve në afatin e shtatorit 2022 në FSHMN.  

II - Afati i paraqitjes së provimeve nga data 29.08.2022 deri me 04.09.2022, në ora 16:00.

III -  Mbajtja e provimeve prej datës 05.09.2022 deri me datën 02.10.2022. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 12.10.2022.

V – Për paraqitje dhe mbrojtja të temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve bachelor, për afatin e shtatorit të vitit akademik 2021/2022, do të njoftoheni me kohë.

VI - Paraqitja dhe mbrojta e temës së diplomës për studentët e nivelit të studimeve master, behet pas mbledhjes së Këshillit të Fakultetit. Komisioni për mbrojtje ka obligim të organizoj mbrojtjen publike, së paku 7 ditë prej datës kur i merr vendimet e këshillit.

VII -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror dhe semestrit veror, nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2021/2022.

                                                                                                     

                                                                                       

                                                                                                    Dekanati i FSHMN-së