Ligjëratë e Akademik Arben Merkoçi, profesor ICREA dhe drejtor grupi në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë

20 Qershor 2022
SHARE

I nderuar staf akademik i FSHMN-së, të nderuar studentë,
Ftoheni që të merrni pjesë në ligjëratën e Akademik Arben Merkoçi, profesor ICREA dhe drejtor
grupi në Institutin Katalan të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (ICN2) në Barcelonë, Spanjë si
dhe drejtor i Njësisë shqiptare të Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë, NanoAlb pranë Akademisë
së Shkencave të Shqipërisë. Ai do të mbajë ligjëratën me titull "Nanobiosenzorët dhe përdorimi
i tyre në shërbim të shëndetit të njeriut dhe mbrojtjes së natyrës”.
Ligjërata mbahet më 23 qershor 2022, në ora 10 në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore
Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Prof. Merkoçi është ekspert kulminant në lëminë e biosenzorëve dhe nanosenzorëve dhe sipas
platformës Scopus i ka publikuar deri më tani 325 artikuj shkencor, i ka 20123 citime, dhe e ka
indeksin Hirsch, 75. Është bashkë-kryeredaktor i revistës më prestigjoze të biosensorëve
(Biosensors and Bioelectronics) me faktor impakti IF: 10,257.
Një përmbledhje të detajuar të biografisë shumë të pasur të tij mund t’a gjeni në vegëzen:
https://icn2.cat/en/nanobioelectronics-and-biosensors-group/arben-merkoci

Ju mirëpresim
Prof. Fetah Podvorica,
Kordinator i NanoAlb për Kosovë.