Njoftim për afatin e nëntorit në FSHMN

08 Nëntor 2021
SHARE

 

I  - Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve bachelor, master dhe doktoratë,se nga data 08.11.2021 deri me 15.11.2021, në ora 16:00, do të jetë i hapur SEMS-i për paraqitje të provimeve në afatin e nëntorit të vitit akademik 2021/2022.

II - Afati i nëntorit është afat plotësues, andaj në këtë afat studentët kanë të drejtë të paraqesin deri në dy provime.

III - Mbajtja e provimeve do organizohet më datë 20 dhe 21.11.2021si dhe me datë 04 dhe 05.12.2021. Data dhe ora e mbajtjes së provimeve do të publikohet nga departamentet përkatëse.

IV - SEMS-i për vendosjen e notave do të mbetet i hapur deri me datë 15.12.2021. 

V -  Studentët të cilët nuk i kanë kryer obligimet e pagesës së semestrit dimëror nuk kanë të drejtë të paraqesin provime apo të kryejnë shërbime për vitin akademik 2021/2022