Njoftim për shtyerje të provimeve

12 Shtator 2021
SHARE

Bazuar në masat e reja të Qeverisë lidhur me masat Anti Covid 19, në takimin e para pak çastesh të Konferencës së Rektorëve u rekomandua shtyrja e të gjitha provimeve të afatit të Shtatorit deri më dt. 26. 09. 2021. Vendimin zyrtar do ta pranoni nesër gjatë ditës. Ju lutem ti informoni mësimdhënësit menjëherë në mënyrë që ta kenë të qartë gjendjen për ditën e nesërme. Kjo është me rëndësi sidomos për mësimdhënësit të cilët kanë nesër provime me studentë. Po ashtu për aq sa është e mundur njoftoni edhe studentët për këtë shtyrje.