Njoftim

26 Korrik 2021
SHARE

N J O F T I M

I - Në zbatim të vendimit të Rektorit të UP-së nr. 1/241 të datës 19.07.2021, lidhur
me shfrytëzimin e pushimit kolektiv të personelit akademik dhe administrativ të
Universitetit të Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore njofton se
jemi në pushim kolektiv prej datës 26.07.2021 deri me 24.08.2021.

II -  Pezullohen të gjitha procedurat lidhur me konkursin për personel akademik në
Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore prej datës 26.07.2021 deri me
24.08.2021.
III - Pezullohen të gjitha procedurat lidhur me konkursin për angazhim të
bashkëpunëtorëve të jashtëm në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore prej
datës 26.07.2021 deri me 24.08.2021.
IV - Pezullohen mbrojtjet e temave të diplomave në nivelin e studimeve bachelor,
master dhe doktoratë si dhe mbyllja e dosjeve prej datës 26.07.2021 deri me
24.08.2021.
V – Prej datës 26.07.2021 deri me 24.08.2021, Fakulteti i Shkencave Matematike
Natyrore punon me personel të reduktuar andaj mund të kryhen vetëm shërbime që
janë esenciale.

Dekanati i FSHMN-së