Vazhdim i fushatës informuese – dita e tretë e promovimit në Ferizaj dhe Kaçanik

12 Maj 2025
SHARE

Vazhdim i fushatës informuese – dita e tretë e promovimit në Ferizaj dhe Kaçanik

Pas takimeve të suksesshme në Lipjan, Shtime, Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, fushata informuese për Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) ka vazhduar në Ferizaj dhe Kaçanik, ku stafi akademik është pritur me interes të madh nga maturantët dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme në këto dy qytete.

Edhe në këto takime, janë prezantuar në detaje programet e studimit që ofron FSHMN-ja në fushat e Kimisë, Fizikës, Matematikës, Gjeografisë dhe Biologjisë, duke vënë theksin në rëndësinë e këtyre shkencave për zhvillimin shoqëror dhe teknologjik. Maturantët janë informuar për mundësitë që ofron fakulteti për zhvillim akademik, përfshirë pjesëmarrjen në projekte shkencore, mobilitete studentore dhe mbështetjen në orientimin profesional.

Pjesëmarrja aktive, pyetjet dhe diskutimet e nxënësve dëshmuan edhe një herë interesimin në rritje për programet e FSHMN-së dhe përkushtimin e fakultetit për të ndihmuar të rinjtë në zgjedhjen e drejtimit të duhur për të ardhmen e tyre akademike.

Takimet janë mirëpritur me interes dhe pjesëmarrje aktive nga nxënësit dhe mësimdhënësit, duke krijuar një hapësirë të frytshme për bashkëbisedim dhe motivim.