Vazhdim i takimeve informuese me maturantë – promovimi i programeve të studimit të FSHMN-së

08 Maj 2025
SHARE

Vazhdim i takimeve informuese me maturantë – promovimi i programeve të studimit të
FSHMN-së
Pas vizitave në Shtime dhe Lipjan, stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Matematike -
Natyrore ka vazhduar fushatën informuese në Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, ku ka realizuar
takime me maturantë të shkollave të mesme në këto qytete.
Gjatë këtyre takimeve, u prezantuan programet e ndryshme të studimit që ofron FSHMN,
përfshirë drejtimet në Kimi, Fizikë, Matematikë, Gjeografi dhe Biologji. Maturantët u informuan
rreth mundësive për zhvillim akademik dhe profesional, kushteve të aplikimit dhe përfitimeve që
ofron studimi në këtë fakultet si pjesë e Universitetit të Prishtinës.
Fushata po zhvillohet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe interesimit për shkencat ekzakte
dhe natyrore, duke ndihmuar maturantët në marrjen e një vendimi për të ardhmen e tyre
akademike.
Takimet janë mirëpritur me interes dhe pjesëmarrje aktive nga nxënësit dhe mësimdhënësit, duke
krijuar një hapësirë të frytshme për bashkëbisedim dhe motivim.