Takim informues me maturantët për promovimin e programeve të studimit në FSHMN

07 Maj 2025
SHARE

Takim informues me maturantët për promovimin e programeve të studimit në FSHMN

 

Në kuadër të fushatës informuese për pranimin e studentëve të rinj, stafi akademik i Fakultetit të Shkencave Matematike - Natyrore zhvilloi takime me maturantë të shkollave të mesme: SHML Gjimnazi "Naim Frashëri", Shtime dhe SHML Gjimnazi "Ulpiana", Lypjan. Gjatë këtyre takimeve, u prezantuan programet e studimit që ofron fakulteti, mundësitë akademike dhe profesionale që ato ofrojnë, si dhe kushtet për aplikim dhe regjistrim. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte të nxisë interesin e të rinjve për shkencat natyrore dhe matematikën, dhe të ndihmojë maturantët në zgjedhjen e drejtë të studimeve.