�� E ardhmja fillon këtu – Zgjedh FSHMN në Universitetin e Prishtinës!
Je i apasionuar pas matematikës, shkencës kompjuterike, natyrës apo shkencave të jetës?
Dëshiron një të ardhme ku mund të ndërtosh karrierë të suksesshme në fusha që po e ndryshojnë
botën çdo ditë? Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) në Universitetin e
Prishtinës është vendi ku pasioni për shkencën shndërrohet në profesion!
�� Çfarë ofron FSHMN?
Programe studimore moderne në nivel bachelor, në:
✅ Matematikë (Matematikë, Matematikë financiare) – Për ata që mendojnë me logjikë të
pastër dhe duan të zgjidhin problemet komplekse të botës reale.
✅ Shkenca kompjuterike – Për krijuesit e teknologjisë, zhvilluesit e softuerëve dhe inovatorët
digjitalë të së nesërmes.
✅ Kimi (Kimi, Kimi inxhinierike, Kimi ushqimore)– Për eksploruesit e jetës dhe materies, të
apasionuar pas shkencës dhe kërkimit laboratorik si dhe të eksperimentojnë me reaksione që
ndryshojnë botën.
Kimi inxhinierike
✅ Biologji (Biologji, Ekologji me mjedis, Biologji molekulare) - Për ata që janë të apasionuar
pas botës së gjallë dhe duan të kuptojnë mekanizmat që e mbajnë jetën gjallë.
✅ Fizikë – Për ata që duan të kuptojnë forcat dhe ligjet që udhëheqin universin.
✅ Gjeografi – Për studiuesit e natyrës, planetit dhe mjedisit në të cilin jetojmë.
Mësimdhënie nga profesorë me përvojë dhe të angazhuar në kërkime shkencore
Laboratorë të avancuar dhe punë praktike të vazhdueshme
Mundësi bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare dhe pjesëmarrje në projekte
Përgatitje për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës
�� Bëhu pjesë e gjeneratës që sjell zgjidhje për sfidat e së ardhmes!
Në FSHMN nuk studion vetëm për një diplomë – zhvillon aftësi, mendim kritik dhe vizion për të
kontribuar në një shoqëri më të mirë dhe më të qëndrueshme.
�� Apliko tani dhe bëhu pjesë e një komuniteti akademik që ndihmon në ndërtimin e së ardhmes!
�� FSHMN është më shumë se fakultet – është një vend ku idetë marrin jetë, ku e ardhmja
fillon sot.
Nëse je nxënës i shkollës së mesme dhe po mendon për hapat e ardhshëm – mos kërko më larg.
Të presim në zemër të Prishtinës, në një komunitet studentor të pasionuar, të përkushtuar dhe
plot energji.
�� Apliko. Studio dhe ndërto të ardhmen tënde me FSHMN.
�� Kliko BROSHURA dhe në https://fshmn.uni-pr.edu
për më shumë informata.
�� Na shkruaj për çdo pyetje – jemi këtu për të ndihmuar!