NJOFTIM / Ligjeratë për zhvillimin e shkathtësive të buta (eng. Soft skills) / 5 MARS 2015

    Ligjeratë për zhvillimin e shkathtësive të buta (eng. Soft skills)

    Të nderuar studentë, ftoheni  me datë 5 Mars 2015, me fillim në ora 10:30h në sallen e kuqe të Fakultetit të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

    *     *     *

    E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe MDA (Management Development Associates) .

    ·         Misioni i QZhK-së,  është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e  karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e  UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

     

    ·         MDA ka një përvojë mbi dhjetëvjeçare në implementimin e projekteve këshilluese dhe atyre për ndërtimin e kapaciteteve në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Portfolio e projekteve të MDA-së përfshin një varg fushash të ekspertizës për aktorët publik, privat, multilateral, dhe të shoqërisë civile në kategoritë gjithëpërfshirëse të: ndërtimit të kapaciteteve, zhvillimit rajonal, komunikimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimit social.

     

    Tema e ligjeratës : Shkrimi i CV-së


    Trajner: Driton Dalipi


    Perfitues: Studentet dhe të diplomuarit nga shkalla e studimeve bachelor/master të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.


    Ky aktivitet organizohet me 5 Mars 2015. Ligjerata fillon nga ora 11:00h - 13:00h. ( Ju mirëpresim nga ora 10:30h ).


    Studentëve pjesëmarrës, nga MDA (Management Development Associates)  do të ju ndahet Certifikat pjesëmarrje në mënyrë elektronike.

     

    Eja, zhvillo shkathtësitë dhe njohuritë tuaja në shkrimin e CV-së.





     




Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
28 29301 2 3 4
56 78 91011
1213 1415161718
19 20 21 22232425
2627282930311
2345678