Afati shtese per regjistrim te semestrit

     Ju njoftoj se pas kërkesave të pareshtura nga shumë studentë të cilët në mungesë të informatave për afatin e regjistrimit të semestrit nuk kanë arritur që ti kryejnë obligimet administrative, prandaj pas konsultimit me Rektorin u vendos që të hapet programi SEMS për t'ua mundësuar regjistrimin e semestrit të gjithë atyre që nuk kanë arritur të regjistrohen brenda afatit. 

     

    SEMS nga sot 09.01.2015  deri më 25.02.2015 do të mbetet i hapur për regjistrim të Semestrit Dimëror dhe Veror për vitin akademik 2014/15. Gjatë kësaj periudhe studentët duhet ta regjistrojnë edhe semestrin Veror 2015. 

     

     

    Më datë 25.02.2015 në ora 16.00 Programi SEMS do të mbyllet, prandaj të gjithë studentët që deri në këtë afat nuk i kryejnë obligimet për pagesë të tarifës së shkollimit për vitin akademik 2014/15 nuk do të  mund t'i nënshtrohen provimeve dhe si rrjedhojë do të përsërisin vitin.  

     

     

    Gjithashtu bazuar në disa kërkesa nga studentë të cilët aktualisht kanë statusin e studentit të rregullt dhe sërish në vitin akademik 2014/15 janë regjistruar në UP me status të studentit të rregullt, me kërkesë të tyre Dekanati mund t'ua lejoj ndërrimin e statusit të studimeve të fituar para vitit akademik 2014/15 nga statusi i studentit të rregullt në statusin e studentit me korrespondencë (aty ku organizohen me korrespondencë), ndërsa në ato fakultete për programet që nuk organizohen studime me korrespondencë nuk mund të vazhdohet në dy fakultete ose programe me status të rregullt.

     

    Studentit para se t'i aprovohet kërkesa për ndërrim të statusit duhet ti kërkohet një deklaratë me shkrim se me çfarë dokumentacioni (diplomë, certifikata etj) ka aplikuar në këtë vit akademik, për arsye se në qoftë se studenti në një njësi akademik të UP-së është i regjistruar me dokumentacion origjinal dhe ndërkohë në vitin akademik 2014/15 ka aplikuar me dublikatë kjo bie ndesh me ligjin.

     

    Nëse studenti e ka shpallur si të pavlefshëm (në gazetë) diplomën apo certifikatat e shkollës mesme dhe është pajisur me diplomë apo certifikatë dublikatë, kjo me automatizëm e bënë të pavlerë diplomën origjinale dhe rrjedhimisht ajo fshihet edhe nga libri amëz si dokument i paqenë, prandaj vazhdimi i studimeve me një diplomë  që nuk prodhhon efekt juridik konsiderohet si kundërligjore. Në qoftë studenti se ka aplikuar me dokumentacion të noterizuar atëherë çdo gjë është në rregull, pra ruhet vlefshmëria e diplomës origjinale.


    SEMS do të hapet sot nga ora 13.30.


    Ju lutem që t'i njoftoni studentët në ueb-faqe dhe tabela të shpalljeve për respektimin e këtyre afateve,



     

Arkiva e lajmeve

«tetor»
MaEnPrShDi
28 29301 2 3 4
56 78 91011
1213 1415161718
19202122232425
2627282930311
2345678