Vegza relevante

Dr.sc Minir Efendija,profesor i rregullt
Tel:038 249 872/104
m_efendija@yahoo.com
Dekan i FSHMN
Në Departamentin e Matematikës të FSHMN ligjëron lëndët: Analiza Matematike III, Analiza Matematike IV, Funksionet me shume ndryshore, Integralet e shumëfishta, Analiza Vektoriale.
Minir Efendija ka lindur më 15 maj 1946 Në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i ka krye në vendlindje. Ka diplomuar ne Departamentin e Matematikes të FSHMN në vitin 1970 dhe ka marr titullin profesor i matematikës. Në vitin 1975 ka magjistruar në Universitetin e Zagrebit me temën Homotopia e drejtë dhe teoria e formës së drejtë (topologji). Në vitin 1981, po ashtu në Universitetin e Zagrebit, ka mbrojtur me sukses temën e disertacionit me titull Kontribut teorisë së formës së drejtë
Ka punuar si arsimtar i matematikës në Shkollën e Mesme Ekonomike në Prishtinë, si ligjërues e profesor në SHLP “Bajram Curri”, në Gjakovë, si dhe si asistent në Fakultetin e Elektroteknikës. Nga viti 1976 punon në Departamentin e matematikës të FSHMN ku ka fituar, me rend, titujt: ligjërues, docent, profesor inordinar dhe nga viti 1994 ka titullin profesor i rregullt. Në vitin akademik 1980/81 ka ligjëruar kursin Matematika III për studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dh të Makinerisë. Në vitin akademik 2007/2008 ka ligjëruar edhe në Universitetin Riinvest. Në periudhën 2000-2003 ka qenë Shef i Departamentit te matematikes.
Jeton në Prishtinë, është i martuar me bashkëshorten Samilen, edukatore, dhe ka katër fëmijë, Armirin (1976), Dafinen (1979), Arditen (1982) dhe Besianin (1984).